FLaytout Menu
Coach client tablet Coach client tablet

Biznesi juaj i mirëqenies, siç ju e doni

​​​​​​​Në Herbalife, ne ofrojmë më shumë se vetëm një mundësi për të gjeneruar të ardhura shtesë – ne ofrojmë një platformë të gjithanshme që ju fuqizon të ndërtoni biznesin tuaj të mirëqenies. Që nga viti 1980, kemi ndihmuar njerëz me prejardhje të ndryshme ta shndërrojnë pasionin e tyre për mirëqenien në ndërmarrje biznesi të suksesshme dhe të plotë.​

​​​Me mjetet tona, teknologjinë dhe model biznesin e shitjes direkte të dëshmuar ndër vite, ju mund ta nisni rrugëtimin tuaj të mirëqenies sipas kushteve tuaja, me ritmin tuaj dhe nga cilido vend. Pavarësisht a synoni të fitoni të ardhura shtesë apo të zhvilloni mirë një biznes, te Herbalife do të gjeni burime, trajnime, mentorime dhe një komunitet sipërmarrësish të suksesshëm që do t’ju mbështesin në realizimin e qëllimeve tuaja për të shtruar rrugën tuaj drejt suksesit.​​​

Mother with laptop looks down at kids playing in their home with toys spread out on the floor.

Avantazhi me Herbalife

Ne ofrojmë një mundësi të thjeshtë e fleksibile për afarizëm për t’ju ndihmuar të themeloni biznesin tuaj të mirëqenies dhe të fitoni të ardhura shtesë sipas kushteve tuaja. Ja si ju ndihmojmë:

​​​​Jemi kompani e njohur botërisht – Në këtë biznes jemi për mbi 40 vite dhe punojmë në mbi 90 vende, duke i fuqizuar mbi 2 milion Distributorë në tërë botën.

Startup me kosto të ulët– Ne nuk kërkojmë porosi minimale mujore produktesh e as nuk ju detyrojmë të blini mjete për shitje apo biznes.

Garanci për kthimin e parave – Ne do të rimbursojmë 100% të kostos së Paketës Ndërkombëtare të Biznesit nëse anulohet statusi i Distributorit për çfarëdo arsye brenda 12 muajve.

Garancioni për rimbursim – Ne do të rimbursojmë 100% të kostos së të gjitha produkteve të pahapura nëse anulohet statusi i Distributorit për çfarëdo arsye.