FLaytout Menu
Cristiano Ronaldo drinking CR& from a bottle

8 maj 2026

09:00

PST

|

Los Angeles, Shtetet e Bashkuara

Herbalife dhe Cristiano Ronaldo sjellin parimet e ushqyerjes sportive në jetën e përditshme përmes fushatës “Fuel Like Ronaldo”

Duke u mbështetur në më shumë se 20 vite përvojë në mbështetjen ushqyese të atletëve elitarë, Herbalife sjell ekspertizën e saj të dëshmuar në ushqyerjen për performancë te njerëzit që synojnë mirëqenie në mbarë botën

Herbalife Ltd., një kompani, komunitet dhe platformë kryesore e shëndetit dhe mirëqenies, njoftoi sot lançimin e fushatës “Fuel Like Ronaldo”, një iniciativë globale që i shndërron strategjitë e ushqyerjes dhe performancës së atletëve elitarë në udhëzime praktike për njerëzit që synojnë mirëqenie në jetën e përditshme. 

 

Duke u mbështetur në më shumë se 20 vite përvojë pune me atletë profesionistë, përfshirë partneritetin afatgjatë me ikonën globale të sportit Cristiano Ronaldo, Herbalife po e bën ekspertizën e saj në ushqyerjen sportive më të qasshme për publikun e gjerë, për t’i ndihmuar konsumatorët të rrisin energjinë, të mbështesin rikuperimin dhe të ndërtojnë rutina më të shëndetshme ditore. Lançimi vjen në një kohë kur vëmendja globale këtë verë është e përqendruar te skena më e madhe e futbollit, duke vënë në pah se si disiplina dhe përgatitja e atletëve elitarë mund të frymëzojnë shprehi më të shëndetshme. 

 

“Për më shumë se dy dekada, Herbalife ka ndihmuar atletët elitarë të përmirësojnë performancën përmes programeve të ushqyerjes të mbështetura në shkencë,” tha Stephan Gratziani, Drejtor Ekzekutiv i Herbalife. “Fushata ‘Fuel Like Ronaldo’ e bën ekspertizën e Herbalife në ushqyerje të qasshme për të gjithë. Ne po ndërthurim ekspertizën tonë në ushqyerjen sportive me mjete të reja digjitale, për të krijuar një sistem të thjeshtë dhe efektiv që mund t’i ndihmojë të gjithë njerëzit të jetojnë një jetë më të shëndetshme dhe më aktive.”

 

Nga shkenca sportive te rutina e përditshme

 

Fushata e thjeshton shkencën komplekse sportive në një kornizë me katër hapa:

  • Përgatitu: Mëso si ta përgatitësh trupin siç duhet për ditën që ke përpara, përmes ushqyerjes së balancuar dhe hidratimit.
  • Performo: Zbulo strategji për të ruajtur energjinë dhe përqendrimin gjatë punës së përditshme dhe aktiviteteve fizike.
  • Rikuperohu: Kupto si ta rikthesh forcën në mënyrë efikase dhe ta mbështesësh rikuperimin e muskujve. 
  • Përsërit: Ndërto qëndrueshmëri për të krijuar një bazë për mirëqenie afatgjatë. 

 

Një partneritet i ndërtuar mbi performancën 

 

Në futboll, Herbalife mbështet më shumë se 20 sponsorizime në mbarë botën, duke përfshirë atletë dhe ekipe të meshkujve dhe femrave, si dhe programe për zhvillimin e të rinjve, të mbështetura nga partneriteti i saj mbi 20-vjeçar me LA Galaxy, sponsorizimi më jetëgjatë i fanellës në historinë e Major League Soccer.

 

Marrëdhënia e Herbalife me Cristiano Ronaldon pasqyron një përkushtim të përbashkët ndaj ushqyerjes që mbështet performancën. Që nga viti 2013, Herbalife ka mbështetur stërvitjen dhe rikuperimin e Ronaldos me produkte si shake proteinik Formula 1 dhe Herbalife24® CR7 Drive, një pije hidratuese e krijuar së bashku me Ronaldon për të ndihmuar në përmbushjen e kërkesave të garave të nivelit elitar. Që atëherë, partneriteti është zgjeruar edhe në fushën e ushqyerjes së personalizuar, duke përfshirë investimin e Ronaldos në platformën digjitale Pro2col™ të Herbalife dhe blerjen nga Herbalife të Bioniq, një kompani e ushqyerjes së personalizuar e mbështetur nga Ronaldo. Së bashku, këto përpjekje pasqyrojnë një vizion të përbashkët për ta bërë ushqyerjen e avancuar të nivelit të atletëve më të qasshme.

 

Fushata është frymëzuar nga puna e Herbalife në sport dhe bazohet në një ide të thjeshtë: edhe pse atletët elitarë kujdesen për çdo detaj të rutinës së tyre, të njëjtat parime bazë mund të zbatohen edhe në jetën e përditshme. Hidratimi, për shembull, luan një rol thelbësor në energji, përqendrim dhe rikuperim, megjithatë shumë njerëz nuk e përmbushin sa duhet këtë nevojë. “Fuel Like Ronaldo” i sjell këto njohuri në praktikë, duke treguar se si shprehitë e thjeshta dhe të qëndrueshme mund të sjellin ndryshim të vërtetë.

 

“Disiplina në ushqyerje ka qenë gjithmonë pjesë kyçe e suksesit tim, si brenda ashtu edhe jashtë fushës,” tha Cristiano Ronaldo. “Kam bashkëpunuar me Herbalife për shumë vite dhe besoj në fuqinë e ushqyerjes së qëndrueshme dhe të strukturuar. Fushata ‘Fuel Like Ronaldo’ synon t’i ndajë këto parime me të gjithë, që çdokush të mund të performojë, të rikuperohet dhe të ndihet sa më mirë çdo ditë.”

 

Një përvojë globale e fushatës

 

“Fuel Like Ronaldo” merr jetë përmes një aktivizimi global plotësisht të integruar, të ofruar në disa pika kontakti, duke përfshirë aktivizime gjithëpërfshirëse për tifozët gjatë momenteve të mëdha sportive, përmbajtje në rrjetet sociale me njohuri për mirëqenien të drejtuara nga ekspertë dhe atletë, si dhe një përvojë digjitale gjithmonë aktive ku publiku mund të eksplorojë mënyra praktike për t’u ushqyer si profesionistë.

 

Më shumë se 2 milionë Distributorë të pavarur të Herbalife janë pjesë kyçe e kësaj iniciative, duke e sjellë fushatën në komunitete anembanë botës dhe duke i ndihmuar klientët e tyre t’i përfshijnë parimet e kornizës me katër hapa në rutinat e përditshme. Fushata do të prezantojë gjithashtu një shake të frymëzuar nga Ronaldo, të përgatitur me produktet Herbalife që përdor Cristiano Ronaldo, duke u ofruar konsumatorëve një mënyrë konkrete për të përjetuar qasjen e tij ndaj ushqyerjes.

 

Për të mësuar më shumë rreth Herbalife dhe për të eksploruar hapësirën digjitale “Fuel Like Ronaldo”, vizitoni www.fuellikeronaldo.com<1

 

 

 

(1) Burimi: Euromonitor; CH2025ed, shake proteinik si pluhur proteinik sportiv, pije proteinike sportive RTD, zëvendësues vakti, pije ushqyese plotësuese & suplemente proteinike; % e kombinuar e pjesës së RSP GBO për vitin 2024.

 

 

Herbalife nuk është e lidhur me FIFA ose FIFA World Cup 2026™, nuk është e miratuar prej tyre dh nuk është sponsor apo partner zyrtar i tyre. Të gjitha markat tregtare janë pronë e pronarëve të tyre përkatës. 

 

 

 

Rreth Herbalife Ltd.

Herbalife është një kompani, komunitet dhe platformë kryesore e shëndetit dhe mirëqenies që ka ndryshuar jetët e njerëzve me produkte të shkëlqyera ushqimore dhe një mundësi biznesi për Distributorët e saj të pavarur që nga viti 1980. Kompania u ofron konsumatorëve në më shumë se 90 tregje produkte të mbështetura nga shkenca, përmes Distributorëve sipërmarrës që ofrojnë këshillim një-më-një dhe një komunitet mbështetës, i cili i frymëzon klientët e tyre të përqafojnë një stil jete më të shëndetshëm dhe më aktiv, për të jetuar jetën e tyre më të mirë.

 

Për më shumë informacione, vizitoni https://www.herbalife.com/.

Kontakt për media