Susan Bowerman
M.S., R.D., CSSD, CSOWM, FAND – Drejtoreshë e Lartë e Edukimit dhe Trajnimit Ushqimor në nivel globalKryetare, Bordi Këshillëdhënës Dietal në Herbalife dhe Bordi Këshillëdhënës për Ushqyerjen e Jashtme
Biografi
Susan Bowerman është drejtoreshë e lartë e Edukimit dhe Trajnimit Ushqimor në nivel global në Herbalife. Ajo gjithashtu shërben si kryetare e Bordit Këshillëdhënës Dietal të Herbalife dhe Bordit Këshillëdhënës për Ushqyerjen e Jashtme. Si një dietologe e licencuar, znj. Bowerman i edukon Distributorët e Pavarur të Herbalife për filozofinë globale të mirëqenies dhe është përgjegjëse për zhvillimin e materialeve edukative dhe trajnimeve mbi ushqimin.
Para rolit të saj në Herbalife, znj. Bowerman ka qenë ndihmësdrejtoreshë e Qendrës UCLA* për Ushqyerjen e Njeriut. Ajo gjithashtu ka qenë e angazhuar si profesoreshë e jashtme për ushqyerjen në Universitetin Pepperdine në Malibu, Kaliforni, dhe si ligjeruese për ushqyerjen në Departamentin e Shkencës së Ushqimit dhe Ushqyerjes në Universitetin Shtetëror Politeknik të Kalifornisë në San Luis Obispo, Kaliforni.
Znj. Bowerman ka qenë gjithashtu konsulente e (atëherë) Los Angeles Raiders për gjashtë sezone si dhe kolumniste kontribuuese për seksionin Los Angeles Times’ Health për dy vjet. Ajo është autore produktive, me shumë artikuj të shkruar mbi ushqyerjen dhe të ushqyerit e shëndetshëm. Znj. Bowerman ka bashkautorësuar gjithashtu një numër të madh punimesh shkencore dhe kapituj librash dhe ka qenë bashkautore e dy librave për publikun e gjerë: “What Color Is Your Diet?” dhe “The L.A. Shape Diet” nga Dr. David Heber, botuar nga Harper Collins përkatësisht në 2001 dhe 2004. Ajo ka dhënë mësim për shumë vite dhe ka zhvilluar programe edukative për individë, grupe dhe industri, të fokusuara në promovimin e shëndetit, menaxhimin e peshës dhe ushqyerjen sportive.
Znj. Bowerman ka diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Kolorados në nivelin Bachelor në biologji dhe më pas ka vazhduar në studime Master në shkencat e ushqimit dhe ushqyerjes në Universitetin Shtetëror të Kolorados. Ajo përfundoi praktikën profesionale në dietetikë në Universitetin e Kansasit dhe është e certifikuar nga bordi në dietetikën sportive si dhe në trajtimin e obezitetit & menaxhimin e peshës trupore. Znj. Bowerman është gjithashtu anëtare e Akademisë së të Ushqyerit dhe Dietologjisë. Kur nuk është e zënë me mësimdhënie dhe shkrim, i pëlqen të kalojë kohë me familjen e saj, duke gatuar dhe duke u kujdesur për kopshtin. Produktet e saj të preferuara nga Herbalife janë Simply Probiotic dhe Formula 1 Healthy Meal Nutritional Shake Mix Banana Caramel.
*Titujt janë vetëm për qëllime identifikimi. Universiteti i Kalifornisë nuk mbështet produkte ose shërbime specifike si çështje politike.